Osmani në Philadelphia: Pritje madhështore në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin e shndërruan në shkollë shqipe

Prishtinë | 28 Sht 2025 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është pritur nga mërgata në Philadelphia.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se objektin që e ka vizituar mërgata e ka shndërruar në shkollë shqipe.

“Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia, në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin bashkatdhetarët tanë, me punë e mund, e siguruan dhe e shndërruan në shkollë shqipe.
Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Osmani

Të ngjashme