Java nis me reshje e stuhi, por përfundon me diell dhe stabilitet

Prishtinë | 05 Tet 2025 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Gjatë javës së ardhshme, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, duke sjellë mot të vranët me reshje shiu në shumicën e zonave, ndërsa në viset malore mbi 1,500 metra priten edhe reshje bore.

Deri të mërkurën, do të ketë erëra të forta jugperëndimore dhe rënie të përkohshme të temperaturave.

Nga e enjtja parashikohet përmirësim gradual i kushteve atmosferike, me intervale me diell dhe rritje të lehtë të temperaturave.

Të premten dhe gjatë fundjavës, moti do të jetë më i qëndrueshëm, me kushte të favorshme për bujqësi dhe udhëtime.

Të ngjashme