Moti për fundjavë dhe fillim jave: Mjegull në mëngjes, rënie graduale e temperaturave

Prishtinë | 11 Tet 2025 | 22:50 | Nga Ekonomia Online

Të dielën në mëngjes parashihen kushte për mjegull përgjatë ultësirave, ndërsa gjatë ditës do të ketë intervale me diell dhe kalime të herëpashershme të vranësirave.

Temperaturat mbesin të larta për këtë periudhë, nga 17°C deri në 20°C.

Në ditët e para të javës që vjen, moti do të jetë relativisht stabil, me alternime të vranësirave dhe periudhave me diell. Të martën, në disa zona mund të ketë reshje të lehta shiu.

Temperaturat do të bien gradualisht, me ato maksimale që lëvizin nga 17°C në 13°C, ndërsa minimalet zbresin deri në 3°C – 4°C. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 3-8 m/s.

Të ngjashme