Në Ditën Botërore të Zvogëlimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë, eksperti i emergjencave Tahir Ahmeti ka thënë se Kosova ka ende nevojë për forcim të kapaciteteve njerëzore, logjistike dhe teknike.
“13 Tetori – Dita Botërore e Zvogëlimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë. Kjo ditë na kujton rëndësinë e përgatitjes dhe reagimit efektiv ndaj fatkeqësive natyrore. Kosova ende ka nevojë për forcim të kapaciteteve njerëzore, logjistike dhe teknike, si dhe për më shumë trajnime e ushtrime praktike. Vetëm përmes zhvillimit të këtyre kapaciteteve mund të sigurojmë mbrojtje më të mirë për qytetarët tanë dhe një reagim të qëndrueshëm në situata emergjente”, ka shkruar Ahmeti.