Aksident në Peran të Podujevës, lëndohen dy persona

Prishtinë | 13 Tet 2025 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Peran të Podujevës.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

Të ngjashme