Me mendje e zemër në Tiranë, qytetarët në Kosovë: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

Prishtinë | 17 Tet 2025 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Rrugën për në Tiranë nuk patën mundësinë ta bëjnë, por qytetarët nga Prishtina me mendje e zemër thonë ta mbështesin protestën e cila do të mbahet sot në sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata për Ekonomia Online kanë thënë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë të pafajshëm dhe Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për ata që luftuar për lirinë e vendit.

Hysin Arifi nga Kumanova në një prononcim për Ekonomia Online tha se është jetike që populli të vetëdijesohet për padrejtësinë që po u bëhet ish-luftëtarëve të UÇK-së, të cilët sipas tij janë të pafajshëm.

“Nuk po them 50 për qind, por një milion për qind. Kurrë nuk është vonë për një diçka që populli duhet ta dijë edhe me u vetëdijesu se kjo punë nuk është diçka që nuk duhet me u ba. Ata njerëz janë të pafajshëm, krejt njerëzit e dinë këtë punë edhe ne e dimë. Mirëpo politikat janë disa gjëra që realisht i bëjnë për poena ditore. Ata njerëz që janë atje ata janë çlirimtarë edhe realisht e kanë bërë një luftë për ne që sot jemi këtu. Tash se si bëhet kjo punë në gjyqe është pak problem, por ne nuk i besojmë. As çka, jo, kjo qeveria jo (nuk ka bërë asgjë për krerët e UÇK-së), të tjerat ndoshta nuk kanë mundur të bëjnë, por sa ka bërë kjo qeveri për çlirimtarët asesi jo. Ne mendojmë se ata do të dalin të pafajshëm sepse janë të pafajshëm, kanë bërë diçka për ardhmërinë e juaj,” tha ai.

Edhe qytetari Zymer Mramori tha se protesta është e qëlluar dhe se ish-luftëtarët e UÇK-së meritojnë mbështetje më të madhe institucionale.

“Unë pak i kam 68 vjet e me shku nuk më ka shkuar mendja me shku se më duket pa pagesë ka qenë, organizimi shumë mirë, po do telashe i kemi ne pleqtë. Besoj që është shumë e qëlluar, mos po ndikon pak në opinion. Kanë bërë diçka (qeveria) por duhet me dhënë sikur me marrë model Kroacinë se çfarë ka bërë ajo, duhet me dhënë më shumë. Është dashtë me ba më tëpër, ata si luftëtarë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm,” tha Mramori.

Ndërsa qytetari Musli Shkodra e cilësoi të padrejtë procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Padrejtësisht ajo e plotfuqishëm është (gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë). Ishalla kthehen, veç u bënë që 5 vite, nuk kanë pasur nevojë me shku atje (për t’u gjykuar). Krejt çka jemi në Kosovë nuk kemi pasur dëshirë që ata me shku atje, po i forti po e bën atë që duhet me bë,” tha ai.

Protesta “Unë jam UÇK” do të fillojë në ora 17:00, e ku veç drejtësi për ish-krerët e UÇK-së do po mbahen në paraburgim në Hagë.

Të ngjashme