Çitaku i reagon ashpër Kurtit: Ti nuk kërkon marrëveshje, por nënshtrim

Prishtinë | 21 Tet 2025 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për keqpërdorim të misioneve diplomatike të Kosovës në funksion të interesave partiake, raporton Periskopi.

Ajo e quajti abuzim të skajshëm përdorimin e institucioneve shtetërore në kohë fushate, duke iu referuar rastit të fundit në Londër si shembull të mendësisë që e sheh shtetin si pronë partie.

Postimi i plotë:

Kjo kastë drejtuesish tashmë e ka shndërruar në normë keqpërdorimin e misioneve diplomatike të Kosovës për nevoja partiake të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në kulmin e fushatës zgjedhore, në një kohë kur vendi nuk ka qeveri legjitime, ky është abuzim i skajshëm me institucionet e shtetit.

Rasti i fundit në Londër e shfaq më qartë se kurrë mendësinë e një partie që e sheh shtetin si pronë të vetën.

E për më tepër, njeriu që nuk la askënd pa fyer e përbuzur, pa asnjë kod, sot paska dalë të thotë se na qenka helmuar atmosfera, se paska xhelozi e inate, andaj po e ka vështirë ta bëjë qeverinë.

Jo A.K.

Të ngjashme