Osmani në Gjermani, mban fjalim në Universitetin e Berlinit

Prishtinë | 23 Tet 2025 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është nisur drejt Gjermanisë.

Ajo do të mbajë sot një fjalim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Berlinit.

Shefja e shtetit të Kosovës, para studentëve do të flasë për mbrojtjen e demokracisë.

Në këtë takim pritet të ketë numër të madh të studentëve, pasi në këtë universitet po zhvillohet Java e Takimeve me Personalitete Evropiane.

Po ashtu, ajo do të zhvillojë edhe takime të shumta në shtetin gjerman

Të ngjashme