Ministria e Financave hap thirrjen për OJQ që mbështesin familjet e cenueshme me pako ushqimore

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka hapur thirrjen për organizatat joqeveritare që të aplikojnë për mbështetje financiare, e cila do të përdoret për ofrimin e pakove ushqimore tek familjet në nevojë. Kjo sipas njoftimit po bëhet në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për familjet e cenueshme.

Njoftimi i ministrisë:

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për familjet e cenueshme, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se është hapur thirrja për organizatat joqeveritare që të aplikojnë për mbështetje financiare, e cila do të përdoret për ofrimin e pakove ushqimore tek familjet në nevojë.

Të drejtë aplikimi kanë organizatat që veprojnë në komunitete dhe që ofrojnë shërbime ndaj kategorive të cenueshme të shoqërisë të cilat për të aplikuar duhet të bashkangjesin dokumentet si në vijim:

🔹Certifikatën e regjistrimit të organizatës në Republikën e Kosovës;

🔹Dëshminë mbi veprimtarinë e organizatës në mbështetje të kategorive të cenueshme;

🔹Planin e aktiviteteve që përfshin kapacitetet shërbyese;

🔹Numrin potencial të familjeve përfituese;

🔹Koston totale të pakove ushqimore duke pasur parasysh se mbështetja është deri në 50 euro për pako;

🔹Listën e produkteve që përmban një pako ushqimore dhe çmimet përkatëse, duke pasur parasysh se së paku 70% e produkteve duhet të jenë vendore.

ℹ️ Aplikimet mund të dërgohen në adresën zyrtare 📧: [email protected] deri më datën ⏳ 7 nëntor 2025.

Të ngjashme