Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës Çeke në Prishtinë, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Çekisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Dimal Basha theksoi se me Republikën Çeke Kosova ndanë vlera të përbashkëta, përfshirë luftën për liri, mbrojtjen e dinjitetit kombëtar dhe angazhimin për një të ardhme të përbashkët në familjen evropiane.
Kreu i Kuvendit theksoi respektin e ndërsjellë dhe miqësinë e thellë që i bashkon popujt tanë, si dhe ngjashmërinë e historisë sonë që është e pasuruar nga përpjekjet për liri, pavarësi, dhe besimi në parimin e vetëvendosjes.
“Vendet tona tanimë kanë ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë, të cilin po e intensifikojmë gjithnjë e më shumë në fusha të rëndësishme si ndërveprimi parlamentar, inovacioni, teknologjia dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të sjellë zhvillim dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve tanë, shprehim urimet më të përzemërta për popullin çek me rastin e 107-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Çekisë”, theksoi në fjalën e tij kryetari Basha.
Në këtë ceremoni kryetari Basha dhe të ftuarit e tjerë u mirëpritëm nga Ambasadori i Republikës Çeke, Bohumil Mazánek, një aleat i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.
