Vrasja në Hajvali: Ministria e Drejtësisë konfirmon arrestimin në Londër të Xhemajl Nuhiut

Prishtinë | 28 Tet 2025 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar në një përgjigje për Klankosova.tv arrestimin e Xhemajl Nuhiut, i cili dyshohet se më 11 gusht e vrau Muhamet Matoshin, në Hajvali të Prishtinës.

Nuhiu u arrestua në Londër nga autoritetet britanike, e në ndërkohë kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit të tij.

Por, MD-ja nuk bën të ditur detaje të tjera.

“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Klankosova.tv.

Të ngjashme