Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se kreu i VV-së Albin Kurti, si mandatari i parë, nuk mund të mandatohet sërish nga presidentja Vjosa Osmani, sepse ka dështuar në sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë.
Ai ka argumentuar se, në bazë të nenit 95 të Kushtetutës, i lejohet të gjitha partive parlamentare që ta sigurojnë shumicën e më pas ta dëshmojnë tek presidentja, që ajo ta mandatojë një kandidat tjetër sipas të njëjtës procedurë.
‘’Një gjë e tillë është e pamundur kushtetueshërisht por edhe logjikisht për faktin se i njëjti ka pasur mundësi që të krijojë shumicën, mirëpo nuk e ka bërë” tha Bajraktari për RTV21.