Qendra ArtTek shpallet fituese e Çmimit të fondacionit Holcim për arkitekturë të qëndrueshme

Prishtinë | 28 Tet 2025 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeqyteti njoftuar se Tulltorja, Qendra ArtTek, është shpallur fituese e Çmimit të Fondacionit Holcim, një nga vlerësimet më prestigjioze në botë për dizajn të qëndrueshëm dhe inovacion urban.

Ky çmim nderon transformimin e Tulltores, një hapësirë industriale të dikurshme, në një qendër arti, teknologjie dhe edukimi, që simbolizon vizionin e Prishtinës për zhvillim të qëndrueshëm dhe kreativ.

Projekti përfaqëson përdorim të qëndrueshëm të trashëgimisë urbane, rigjallërim kulturor dhe përfshirje komunitare, duke krijuar një hapësirë aktive dhe inspiruese për qytetarët.

“Tulltorja, Qendra ArtTek është shembulli më i mirë i mënyrës se si qytetet mund të ringjallin trashëgiminë industriale dhe ta shndërrojnë atë në hapësira krijimtarie, bashkëpunimi dhe mësimi. Ky vlerësim e forcon pozitën e Prishtinës si qytet që beson në qëndrueshmëri, inovacion dhe lidhje njerëzore. Jam jashtëzakonisht krenar për arkitektët, artistët dhe partnerët që e kanë bërë këtë projekt realitet. Së bashku po ndërtojmë një qytet që jo vetëm ëndërron për të ardhmen, por e krijon atë,” deklaroi Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama.

Të ngjashme