Valon Prebreza viziton bizneset lokale: Do ta fuqizojmë prodhimin vendor

Prishtinë | 28 Tet 2025 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka nisur një tur takimesh me bizneset që operojnë në komunë.

Qëllimi i këtyre vizitave ishte që t’i dëgjojë nga afër sfidat, idetë dhe nevojat e ndërmarrësve lokalë, si dhe të ndajë planet e tij për mbështetjen e sektorit privat.

Prebreza theksoi se ndërmarrjet vendore janë shtylla e zhvillimit ekonomik të komunës dhe se në mandatin e ardhshëm ato do të kenë mbështetje të drejtpërdrejtë.

Ai u shpreh se politikat komunale do të fokusohen në lehtësimin e kushteve për bizneset, përmirësimin e infrastrukturës industriale dhe krijimin e kushteve të favorshme për rritjen e prodhimit vendor dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Vizitat e tilla, sipas tij, synojnë që programi të ndërtohet mbi nevojat reale të qytetarëve dhe ekonomisë lokale.

Të ngjashme