Presidentja Osmani takohet me Abdullah al-Hashimi, konfirmojnë thellimin e partneritetit

Prishtinë | 28 Tet 2025 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim në Riad me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Lartmadhërinë e Tij, Hussein bin Abdullah al-Hashimi.

Presidentja Osmani në një postim në Facebook, u shpreh se Kosova dhe Jordania kanë marrëdhënie të mira derisa theksoi se gjatë takimit kanë diskutuar për vazhdimësi të partneritetit.

“Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Gjatë takimit, konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme