Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në lagjen Aktash të Prishtinës.
Këtë e konfirmoi për Ekonomia Online zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
Rasti po hetohet nga njësiti i Trafikut të Kryeqytetit për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka theksuar ai.