Reshje dhe vransira, mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës

Prishtinë | 05 Nën 2025 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Dita e enjtë do të vijojë me vransira në të gjithë vendin, me intervale të shkurtra me diell pasdite. Në mbrëmje, pjesët lindore e veriore mund të kenë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten 5-7°C, ndërsa maksimalet 11-13°C. Era do të fryjë lehtë deri mesatare nga verilindja 2-5 m/s.

Periudha më e paqëndrueshme e motit pritet të nisë të premten, me reshje që do të përfshijnë të gjithë vendin dhe do të vazhdojnë gjatë fundjavës.

Maksimalet e së premtes do të jenë vetëm 10°C, ndërsa nga e shtuna rriten lehtë deri në 14-15°C. Minimalet do të luhaten 5-8°C. Era do të ndryshojë drejtim nga veriu dhe verilindja në juglindje, duke fryrë 4-8 m/s.

Të ngjashme