Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Diabetit, studentët e Shkencave Mjekësore të Kolegjit Universum realizuan një vizitë studimore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Të udhëhequr nga ligjëruesi Dr. Donjet Bislimi, Specialist i Shëndetit Publik, dhe Prof. Dhurata Axhami, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me rolin e shëndetit publik, proceset e monitorimit mjedisor si dhe ndikimin që faktorët e mjedisit – përfshirë cilësinë e ujit – kanë në shëndetin e popullatës dhe në zhvillimin e sëmundjeve kronike si diabeti.
Gjatë vizitës u zhvilluan diskutime, pyetje dhe demonstrime praktike, që theksuan rëndësinë e edukimit shëndetësor dhe vetëdijesimit për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit, në prag të datës 14 nëntor, Ditës Botërore të Diabetit.