Kriza e furnizimit me materiale për dializë, kompania kosovare akuzon SHSKUK-në për ndërprerje të kontratës: Do t’i drejtohemi gjykatës

Prishtinë | 13 Nën 2025 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Kompania kosovare “MS Medicom” përmes një komunikate për media, ka akuzuar Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës se ia ka ndërprerë kontratën kornizë për furnizimin me materiale të dializës.

Siç pretendon kjo kompani, ndërprerja e kontratës e ndodhur me datën 11 nëntor 2025, është tërësisht e paligjshme dhe “e ndikuar nga interesat biznesore”.

Në reagim, kompania ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe gjykatës për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga këto vendime të SHSKUK-së.

Kompania në këtë njoftim për media ka bërë të ditur se mënjehrë pas mnënshkrimit të kontratës, kishte shpërndarë nëpër të gjitha qendrat e dializës 25 % të urdhërblerjes, gjë që do të evitonte emergjencën dhe do të mundësonte funksionimin për dhjetë ditë. Përveç kësaj, ishte konfirmuar që dërgesat shtesë ishin rrugës dhe do të arrinin në Prishtinë për 3 ditë.

“Menjëherë pas nënshkrimit të Kontratës diten e premte me 7 Nëntor, Medicom ka pranuar urdherblrejen ne oren 13:30 dhe ka bërë furnizimin e rregullt me bikarbonat për atë ditë. Produktet tjera janë shpërndarë në të gjitha qendrat e dializës në Kosovë ditën e hënë (duke liferuar 25% të urdhërblerjes e cila e eviton emergjencën dhe mundëson funksionimin për rreth 10 ditë, me dërgesat shtesë vecse në rrugë, të konfirmuara për mbërritje në Prishtinë pas 3 dite).

Edhe vetë ShSKUK e pranon në Vendimin për Ndërprerje të Kontratës se ka pasur furnizime të mjaftueshme në kohën e ndërprerjes së Kontratës dhe atë në përqindje duke arritur në 25% të sasisë (Shiko faqe 3 e Vendimit e ShSKUK për Shkëputjen e Kontratës)”, thuhet në komunikatë.

Reagimi i plotë i Medicom:

MS Medicom (Medicom), me datë 11 Nëntor 2025, ka pranuar vendimin nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (“ShSKUK”) për ndërprerjen e Kontratës Kornizë për “Furnizim me material për dializë sipas LE për nevoja të ShSKUK” (“Kontrata për materiale të dializës”).

Medicom beson se ndërprerja e Kontratës për materiale të dializës nga ShSKUK është tërësisht e paligjshme dhe ka qenë e ndikuar nga intereset biznesore, të cilat dëshmohen nga komunikimet e brendshme të cilat vetë ShSKUK i ka bashkëngjitur Vendimit për ndërprerjen e Kontratës. Për këtë arsye, ne si Medicom do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për të kompenzuar dëmet e shkaktuara nga këto vendime të paligjshme.

– Monopoli në tendër të materialeve të dializës

Fillimisht, nga viti 2018, kontrollin për pjesën kryesore të materialeve të dializës që përfshinë produktet “Koncentrat i Lëngshëm i Bikarbonateve”, dhe “Koncentrat i Lëngshëm Acidik” vijnë nga prodhuesi Alkaloid / Maqedoni dhe importohen e vendosen në treg nga Pharma Leader Sh.P.K. në Kosovë. Për shkak se Pharma Leader Sh.P.K. ka qenë në listën e zezë të tenderëve për shkak të falsifikimit të dokumenteve në të paktën tri (3) tenderë tjerë, Pharma Leader vazhdon të importon produktet derisa formalisht në tenderët e fundit aplikon kompania Medi Health Sh.P.K. (apo të ngjashme) me të njëjtat produkte (Shiko vendimet për futjen në listën e zezë të Pharma Leader Sh.P.K. për shkak falsifikimit – Vendimi OSHP – PSH 501/24 Servisim dhe mirëmbajtje e aparateve të Hemodializës, Vendimi OSHP – PSH 738/23 Furnizim me aparatura të hemodializës, Vendimi OSHP – PSH 734/23 Furnizim me insulina analoge nga lista esenciale).

Për arsye të ruajtjes së monopolit të paligjshëm, ka shumë muaj që blerja e këtyre materialeve menaxhohen me tenderë emergjent. Një prej kërkesave kryesore në të gjithë tenderët është që liferimi të bëhet në afate shumë të shkurta kohore prej 1, 2 apo maksimum 5 ditë. Në formë praktike, asnjë vend nuk mund të aplikojë në këto tenderë përpos Maqedonisë, kjo për shkak se liferimi brenda ditës mund të bëhet me transport rrugor vetëm nga ky vend. Duke pasur këtë monopol, është bërë abuzim me çmimet e produkteve dhe është dëmtuar buxheti publik duke paguar shumëfish më shtrejtë se çmimi i tregut. Cmimet janë afërsisht 100% më të shtrejta se cmimet e tregut.

Në dy tenderët emergjent, më datë 31.10.2025 dhe 06.11.2025, kanë konkuruar vetëm Medicom dhe Medi Health Sh.P.K. Oferta e Medicom në tenderin e dytë emergjent (fund tetori 2025) ka qenë për 492 mije euro më e lirë në krahasim me ofertën e Medi Health Sh.P.K. kurse në tenderin e tretë emergjent i datës 6 Nentor ka qenë për EUR 255,000.00 më e lirë në krahasim me ofertën e Medi Health Sh.P.K.

– Medicom ka bërë furnizime të rregullta dhe e ka evituar emergjencën

Menjëherë pas nënshkrimit të Kontratës diten e premte me 7 Nëntor, Medicom ka pranuar urdherblrejen ne oren 13:30 dhe ka bërë furnizimin e rregullt me bikarbonat për atë ditë. Produktet tjera janë shpërndarë në të gjitha qendrat e dializës në Kosovë ditën e hënë (duke liferuar 25% të urdhërblerjes e cila e eviton emergjencën dhe mundëson funksionimin për rreth 10 ditë, me dërgesat shtesë vecse në rrugë, të konfirmuara për mbërritje në Prishtinë pas 3 dite).

Edhe vetë ShSKUK e pranon në Vendimin për Ndërprerje të Kontratës se ka pasur furnizime të mjaftueshme në kohën e ndërprerjes së Kontratës dhe atë në përqindje duke arritur në 25% të sasisë (Shiko faqe 3 e Vendimit e ShSKUK për Shkëputjen e Kontratës).

Gjithashtu, me datë 11 Nëntor 2025, Medicom i është drejtuar me letër ShSKUK, ku i ka njoftuar se të gjitha qendrat e dializës janë furnizuar me materiale të nevojshme dhe se kanë materiale të mjaftueshme (ato të cilat janë kontraktuar) për rreth 10 ditë. Gjithashtu, në po atë datë janë njoftuar se kamionët me material shtesë veçse janë në rrugë dhe janë nisur nga Gjermania dhe Turqia dhe brenda shumë pak kohe do arrinin në Kosovë (e konfirmuar për 3 ditë). Kështu, brenda pak orëve do bëhej furnizimi shtesë i materialit dhe kjo do të vazhdonte kështu duke krijuar stabilitet në furnizim.

Pak orë pas pranimit të këtij e-mail dhe njoftimit nga Medicom, ShSKUK menjëherë e dërgon Vendimin për Ndërprerjen e Kontratës. Si duket, qëllimi është të rikthehen materialet e Medi Health me çmime abuzive, dhe duhej parandaluar Medicom që të përmbushte të gjitha furnizimet.

– Dokumentet e dërguara nga ShSKUK së bashku me Vendimin tregojnë ndikimin e paligjshëm biznesor në Vendimin për shkëputjen e Kontratës

ShSKUK, së bashku me Vendimin për ndërprerjen e Kontratës, dërgon edhe komunikimet e brendshme brenda institucionit që tregojnë për ndikimin e paligjshëm biznesor për shkëputjen e Kontratës kundër Medicom. Komunikimet e bashkëngjitura me Vendim janë dëshmi kryesore e ndërprerjes së paligjshme.

E para, me datën 7 Nëntor dhe datën 8 Nëntor 2025, Ardelinë Delijaj e punësuar ne QKUK dërgon e-mail zyrtar me të cilat kërkon që të mos-pranohet malli i liferuar nga Medicom, dhe gjithashtu kërkon që të shkëputet kontrata e të ndërmerren masa kundër Medicom. Arsyetimi ishte tejet banal, nuk ishte e sigurtë që produkti BiBag i prodhuesit Gjerman Fresenius (sipas specifikimit Kontratës), a është kompatibil me makinat e dializës poashtu Fresenius të ShSKUK (Fresenius furnizon 60% të tregut të Bashkimit Evropian). Ardelinë Delijaj, sipas vetë licensës së dorëzuar në tender, është Teknik i Farmacisë në kuadër të Licensës së Veprimtarisë së Medi Health SHPK, pra gjithashtu punëtore edhe e QKUK edhe e Medi Health SH.P.K.

Shembulli i dytë, vete drejtori i SHSKUK Elvir Azizi, më datën 10 Nentor 2025, dergon e-mail dhe kërkon ndërmarrjen e masave kundër Medicom, edhe pse është tërësisht jashtë kompetencave të tij që të merret me ndëshkime dhe ndërprerje të Kontratave me operator.

Shembulli i tretë, janë të paktën shtatë (7) komunikime të Menaxherit të Kontratës Agon Shala, ende pa filluar zbatimi i Kontratës, që Medicom’it menjëherë t’i shkëputet Kontrata. Kjo si duket rezultat i presionit të palëve tjera. Pra, ende pa filluar furnizimet fillon plani për shkëputjen e Kontratës. Për më tepër, i njëjti nuk ka ofruar që të dërgojë Planin për Menaxhimin e Kontratës, që është detyrim ligjor sipas Nenit 81 të Ligjit të Prokurimit, në mënyrë që të bëhet planifikimi i sasive. Prandaj sasitë në urdhërblerje pa asnjë komunikim me Medicom kanë qenë arbitrare.

Shembulli i katërt, Ibrahim Rrudhani i cili është koordinator për furnizim dhe Tetore Olloni e cila është kryesuese e Bordit të ShSKUK për neglizhencë, dhe refuzim të ndërmarrjes së veprimeve në mbrojtje të ligjshmërisë.

– Vendimi për ndërprerjen e Kontratës është tërësisht i paligjshëm

Përkundër faktit se nuk ka pasur asnjë emergjencë, menjëherë me datën 11 Nëntor 2025, pas njoftimit të Medicom se ka kryer furnizimet dhe se produktet shtesë janë rrugës, ShSKUK dërgon Vendimin për Ndërprerjen e Kontratës.

Edhe nëse ka pasur vonesa, për shkak se kërkesa për dorëzim brenda 1 dite është teknikisht e pamundur (posaçërisht gjatë vikendit kur merret parasysh se kontrata dhe urdhërblerja janë kryer ditën e premte në orën 13:30), Me Nenin 14 të Kontratës Kornizë të nënshkruar, është detyrim ligjor që para vendimit për anulim të Kontratës:

a. Të aplikohet dënimi për vonesa, i kalkuluar në 0.25% për ditë të vonesës sipas vlerës porosisë, deri në momentin kur dënimet arrijnë 10% e vlerës Kontratës.

b. Të rishikohet a ka ndonjë arsye objektive që lejon zgjatjen e afateve – sikurse parashikohet me nenin 13 të Kontratës Kornizë.

Andaj, ShSKUK e ka pasur të ndaluar në secilin rast të bëjë shkëputje të Kontratës deri në momentin kur vonesat arrijën 10% të vlerës Kontratës. Së dyti, edhe nëse arrihen ato vonesa maksimale, shkëputja mund të bëhej vetëm pasi të analizohen shkaqet e vonesës/arsyeshmëria tyre.

– Veprimet ligjore

Në situatë të tillë, ShSKUK me kushtet e vendosura “i ka bërë të qartë” të gjithë operatorëve tjerë që nuk do i lejojë të hyjnë në tenderin për materiale të dializës dhe se të preferuar ka kompaninë Medi Health. Dyshimet janë që do të hapet negociatë direkte me çmime abuzuese me të njetën kompani si më herët. Kjo nguti mund të jetë edhe për faktin se Medi Health është në proces të përjashtimit nga tenderët publik për shkak të konfirmimit se ka falsifikuar Çertikatat CE të cilësisë së Bashkimit Evropian dhe autorizimet e prodhuesve në tenderin “Furnizim i pajisjeve mjekësore për nevojat e njësive të SHSKUK”, tenderi me numër 220-25-8216-1-1-1.Në një situatë të tillë, Medicom do kërkojë kompenizmin e dëmeve në Gjykatë dhe të drejtat e tij ligjor

Të ngjashme