Një burrë ka raportuar në Polici, se pasi kishte blerë një shtëpi në Ferizaj, nën divan kishte gjetur një armë automatike AK-47.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pleshinë të premten e 14 nëntorit.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën, për të cilin rast është informuar edhe prokurori.
“Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë duke kryer punime në shtëpinë e tij të pa banuar që e kishte blerë më herët nën një divan kishte gjetur një armë automatike AK-47 pa karikatorë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën për të cilin rast është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.