Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Ëadephul në konferencën me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin ka thënë se ka ngecje në dialog e po ashtu kërkoi edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ka ngecje ne dialog. Kushdo që përmban të gjitha elementet vendimtare për normalizim, duhet t’i zbatojë ato shpejt dhe plotësisht. Kjo është pritja jonë ndaj të dyja palëve. Për këtë nevojitet më shumë angazhim si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia. Për Kosovën, kjo nënkupton, për shembull, të ndërmarrë hapa drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Është e rëndësishme që politika e goditjeve të ndërsjella dhe menaxhimit të vazhdueshëm të krizave të marrë fund. Dialogu i normalizimit duhet të vazhdohet me vullnet për mirëkuptim. Sipas kësaj ne i vlerësojmë qeveritë në të dyja vendet”, tha ai.
“Ne të gjithë, qoftë anëtarë të BE-së apo jo, duhet t’i bëjmë të qartë Rusisë se destabilizimi, dezinformimi dhe manipulimi nuk kanë vend në kontinentin tonë. Ne u kundërvihemi përpjekjeve për destabilizim me një Evropë të bashkuar. Në këtë kuadër, zgjerimi i BE-së ka tani një urgjencë gjeopolitike. Për herë të parë pas shumë vitesh, ekziston sërish një perspektivë reale për këtë. Zhvillimi i Kosovës që nga fundi i luftës në vitin 1999 dhe që nga pavarësia në vitin 2008 është një histori e vërtetë suksesi. Për shumë njerëz në rajon, Kosova sot përfaqëson demokraci dhe shoqëri civile të fortë”, tha ai.
Ai ka thënë edhe se duhet sa më parë Kosova të formojë Qeverinë.
“Që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet sa më shpejt një qeveri funksionale, brenda dhe jashtë vendit. Për tetë muaj me radhë votuesit kanë pritur. Ata kanë pritjen plotësisht të arsyeshme që zgjedhjet demokratike të shndërrohen në politikë konkrete për të mirën e njerëzve. Në radhë të parë, kjo nënkupton formimin e një qeverie të qëndrueshme që mund të punojë për interesat e qytetarëve”, tha mes tjerash ai.
Më tej ai ka thënë se rrugëtimi për anëtarsim në BE kërkon durim.
“Ne jemi të bindur se Kosova ka forcën dhe vullnetin për t’i ndërmarrë dhe zbatuar me këmbëngulje dhe në afat të gjatë reformat e nevojshme për anëtarësim në BE. Ky rrugëtim kërkon durim. Gjermania është e gatshme, të dashur miq, ta mbështesë Kosovën me tërë fuqinë në këtë rrugë”, nënvizoi ai.
Ai foli edhe për cështjet e sigurië dhe rolin e Gjermanisë për sigurinë e Kosovës.
“Gjithashtu është e qartë se përparime të vërteta mund të ketë vetëm kur siguria dhe besimi në Ballkanin Perëndimor rriten në mënyrë të qëndrueshme. Sot do t’i vizitoj edhe trupat e KFOR-it. KFOR-i është një shtyllë e rëndësishme stabiliteti për Kosovën dhe rajonin. Gjermania ka qenë pjesë e kësaj misioni që nga fillimi. Është angazhimi më i gjatë i Bundesëehr-it. Bundestagu gjerman dhe tre kolege e kolegë që më shoqërojnë sot, e kanë zgjatur mandatin edhe këtë vit. Për këtë ju falënderohem”, potencoi ai.
Më tej ministri gjerman foli dhe për rëndësinë e Procesit të Berlinit.
“Për integrimin rajonal dhe afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian, një rol të rëndësishëm luan edhe Procesi i Berlinit. Përpjekjet e përbashkëta, sado të vështira që mund të jenë, janë të rëndësishme që të arrijmë përmirësime të vërteta për njerëzit në rajon. Bëhet fjalë për lirinë e plotë të udhëtimit, njohjen e diplomave universitare, krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. Vetëm kështu mund të sigurojmë që njerëzit të mos e humbasin besimin dhe shpresën për një të ardhme në Bashkimin Evropian”, tha ndër të tjera ai.
