Musliu: Anton Quni tha se do të tërhiqej nga politika kur Thaçi e Veseli të jenë në burg, atëherë jep dorëheqje

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar tërheqjen nga politika të deputetit të LDK-së, Anton Quni, duke thënë se ai ka bërë një deklaratë ku thoshte se “jep dorëheqje” kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli të jenë në burg, raporton Ekonomia Online.

“Mund të flas në emrin tim, sepse kur flas në emër të partisë duhet të marrim qëndrim si parti. Vetë fakti që ne jemi sot këtu në shesh, si parti, kjo do të thotë që i përkrahim kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, si Ganimete Musliu, dua t’ia shtoj edhe një kërkesë. Përveç Donika Gërvallës, duhet të japë dorëheqje edhe Dimal Basha. Sepse punimet shkencore të Dimal Basha janë të dëmshme, po aq sa janë të dëmshme edhe mbledhja e dosjeve nga Donika Gërvalla”, tha ai.

“Deputeti Anton Quni të tërhiqet nga politika sepse nëse iu kujtohet pat thënë se kur të jetë në burg Hashim Thaçi e Kadri Veseli, unë do ta lë politikën. Prandaj, Anton, nëse je veç pak i përgjegjshëm ndaj asaj që ke thënë, jep dorëheqje nga politika”, ka thënë ajo.

Këtë deklaratë Musliu u bëri në një prononcim për media gjatë protestës së sotme të OVL UÇK-së kundër vendimit dënues të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Të ngjashme