Halimi: Hekuran Murati merret me shantazhe politike – pushteti po prodhon kriza artificiale

Prishtinë | 18 Nën 2025 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë Hekuran Murati.

Në një postim në Facebook, Halimi tha se Murati po merret me shantazhe politike.

Postimi i plotë:

Në vend se të merret me përgjegjësitë që i takojnë dhe të adresojë problemet urgjente të qytetarëve, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, merret me shantazhe politike.

Kjo është kultura e deformuar politike që kjo kastë e ka ndërtuar, duke degraduar çdo segment të përgjegjësisë institucionale e publike.

Pushteti po prodhon kriza artificiale, ndërsa qytetarët po paguajnë faturën e lojërave të tyre politike.

Të ngjashme