Përderisa dimri po afrohet dhe Rusia po i përshtat taktikat e veta, trupat ukrainase duhet ta shfrytëzojnë inovacionin teknologjik dhe ta mbushin vijën e frontit me më shumë dronë për t’i ndalur avancimet territorial të armikut, sipas një komandanti të lartë ukrainas.
Oleksandr Pivnenko, komandant i Gardës Kombëtare të Ukrainës, tha se Rusia vazhdon që ta ketë përparësinë e fuqisë njerëzore pas gati katër vjetëve luftë në Ukrainë, por Kievi e Moska kanë barazi sa u përket dronëve në zona kyçe të fushëbetejës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Nuk është lehtë për ne tani. Mendoj se do të jetë vazhdimisht vështirë, sepse është blata, do të jetë më vështirë për të vozitur” – tha Pivnenko në një intervistë me agjencinë e njohur.
“Duhet ta ndalim armikun më shumë, kur ata afrohen në këmbë, në mënyrë që të mos depërtojnë dhe të mos i lejojmë të kalojnë” – shtoi ai.
“Nëse i kryejmë këto detyra me dendësi më të madhe në vijën e frontit dhe armiku depërton më cekët, do të jetë më mirë për ne” – tha më tej komandanti ukrainas.
Për pa përshpejtuar avancimin e tyre në qytetin Pokrovsk, trupat ruse i ndryshuan taktikat dhe hynë në atë vendbanim në grupe të vogla. Brenda disa javëve, ata ishin aktivë në disa pjesë të qytetit, duke u mbështetur te dronët për të siguruar mbulim dhe për t’i identifikuar e për t’i sulmuar pozicionet e armikut.