Zelenskyy për planin e Trumpit me Rusinë: Momente më të rënda në historinë e Ukrainës

Prishtinë | 21 Nën 2025 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar momentet më të vështira në histori për popullin e tij, në kohën kur Ukraina po ndodhet në presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të bëjë lëshime karshi Rusisë pushtuese.

Në një fjalim të publikuar 10-minutësh, Zelensky ka paralajmëruar ukrainasit se shteti gjendet në “momentet më të vështira në histori” dhe se do ta gjejë veten përballë një zgjedhje të vështirë “ose të humbë dinjitetin, ose rrezikun e humbjes së një partneri kyç”. Pra ose t’i pranojë 28 pikat e propozuara nga SHBA-ja ose “do të përballet me një dimër ekstremisht të vështirë”.

Zelensky ka thënë se partnerët e Ukrainës presin që ai t’i japë përgjigje së shpejti planit. Ai është zotuar se do ta mbrojë Kushtetutën e Ukrainës.

“Nuk do ta tradhtoj kurrë. Interesi kombëtar ukrainas duhet të merret në konsideratë”, ka thënë ai.

Të ngjashme