Rukiqi përgjigjet nëse LDK-ja do të ketë ndonjë koalicion: Vetëm nën logon tonë

Prishtinë | 21 Nën 2025 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Berat Rukiqi nga LDK-ja është pyetur nëse kjo parti do të bëjë ndonjë koalicion.

Ai ka thënë se të hënën do të vendoset për këtë.

Rukiqi tha se LDK të hënën e javës së ardhshme vendos se si do ti qasen procesit zgjedhor.

“LDK, edhe nëse i bashkohet dikush, i bashkohet nën logon e LDK-së. Ne e kemi strukturën tonë zgjedhore. Të hënën marrim qëndrimet se si do t’i qasemi procesit zgjedhor, ndërsa pjesa tjetër mbetet pjesë e negociatave të ndryshme që mund t’i kemi”, tha ai në Klan Kosova.

Të ngjashme