Udhëheqësit e BE mblidhen nesër për situatën në Ukrainë – Von der Leyen: Asgjë nuk bëhet për Ukrainën pa Ukrainën

BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 27: EU Commission President Ursula von der Leyen talks with media at press conference at the end of EU Leaders Summit on October 27, 2023 in Brussels, Belgium. After days spent deliberating on the language in their statement in support of both Israel's right to defend as well as raising concern for Palestinian civilians in Gaza, the EU leaders are set to push for humanitarian aid corridors into besieged Gaza. On October 7, Hamas launched a deadly attack in southern Israel that sparked a retaliatory siege of Gaza. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
Prishtinë | 21 Nën 2025 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen nesër (22 nëntor), në prag të Samitit të G20 në Johanesburg, për të diskutuar situatën në Ukrainë.

Kështu thanë sot Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Ne folëm me Presidentin Zelensky. Diskutuam situatën aktuale dhe jemi të qartë se asgjë nuk duhet të bëhet për Ukrainën pa Ukrainën”, thanë Costa dhe von der Leyen në një postim në platformën “X”.

Presidenti ukrainas tha se i kishte “informuar” presidentin e Komisionit dhe presidentin e Këshillit Evropian për planin e Trump me 28 pika, për t’i dhënë fund pothuajse katër viteve të agresionit rus.

Edhe shefja e KE, Von der Leyen bëri një reagim:

“Lidhur me hapat e ardhshëm, udhëheqësit evropianë do të takohen nesër në margjinat e samitit të G20, pastaj në Angola, ku do të mbahet një samit i Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan”, tha Ursula von der Leyen në Platformën “X”.

Të ngjashme