Dy vajza të mitura zhduken në Kosovë

Prishtinë | 28 Nën 2025 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të zhdukjes së vajzave të mitura.

Rasti i parë ka ndodhur në Malishevë, ku një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e saj.

Rasti i dytë është regjistruar në fshatin Bellacërkë, në komunën e Rahovecit, ku një person ka njoftuar policinë për largimin e vajzës së tij, por gjithashtu nuk dihet vendndodhja e saj.

Të dy rastet janë duke u hetuar nga organet e rendit, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Të ngjashme