Kudo ku jetojnë, shqiptarët kremtuan 28 Nëntorin. Ceremonia qendrore u organizua në Vlorë, aty ku 113 vjet më parë u ngrit flamuri shqiptar dhe Shqipëria u shpall shtet i pavarur.
Edhe në Tiranë u festua Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, e ku pjesë mori edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka shpërndarë edhe fotografi ku veç Osmanit është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Begaj.
Pas festimeve në Tiranë, edhe në ceremoninë e ngritjes së flamurit që u mbajt në Vlorë, presidentja Vjosa Osmani iu bashkua liderëve të Shqipërisë, homologut të saj Bajram Begaj, kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe kryeministrit Edi Rama.
Ata bënë nderime dhe vunë kurora lule te Monumenti i Pavarësisë.
