Fejohet Luan Haradinaj – Ramush Haradinaj: Në ditën që na bashkon e na gëzon

Prishtinë | 28 Nën 2025 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Është fejuar djali i heroit, gjeneralit, Shkëlzen Haradinajt, Luan Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur Ramush Haradinaj.

 “Në ditën që na bashkon e na gëzon, Kapiten Luan Haradinaj vulosi një hap të ri të jetës, u fejua me Anila Sylaj nga Gjilani. Ashtu siç e don tradita, bashkë me Dautin, Frashërin dhe Vetonin, ishim në familjen Sylaj për të kërkuar dorën e Anilës, duke e nisur kështu një kapitull të ri për Luanin dhe Anilën. Urime për Luanin dhe Anilën! Qoftë ky një rrugëtim i mbushur me gëzime gjatë gjithë jetës”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme