Nga 1 qershori deri më 27 nëntor në Prizren nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohen të jenë të falsifikuara.
Tashmë paratë e dyshimta janë sekuestruar.
“Është raportuar se nga data 01.06.2025 deri më 27.11.2025 nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e falsifikuara janë sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.