Protesta e OVL UÇK-së në Shkup, Syla: Kundërshtimi i Mickoskit, përçarës dhe i papranueshëm

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla, e ka quajtur të papranueshme deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, rreth protestës të 13 dhjetorit në Shkup, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, raporton Ekonomia Online.

“Ne nuk i kemi bërë ftesë zotëri Mickoskit të marrë pjesë në këtë protestë. Këto janë deklarata të ngjashme me të ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në vitin 2001, deklarata që nuk tregojnë unitet për të gjitha etnitet që jetojnë në Maqedoni të Veriut”, tha Syla.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, dje ka kundërshtuar një protestë të paralajmëruar nga OVL e UÇK-së, duke e quajtur ‘lëvizje të gabuar të Ali Ahmetit’ dhe tha se ‘shpreson që VLEN nuk do ta mbështesë një protestë të tillë’.

“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështes”, tha Mickoski.

Të ngjashme