Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar investimin prej 11 milionë eurosh për ndërtimin e stadiumit të ri në Suharekë.
Në një postim në Facebook, ai thekson rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e sportit në Kosovë.
“KF ‘Ballkani’, që na ka përfaqësuar denjësisht e me sukses në arenën ndërkombëtare, do të ketë stadiumin që e meriton, kurse tifozët nga gjithë rajoni do t’i kenë mbi 6,500 ulëse nga ku do ta mbështesin ekipin e zemrës e të shijojnë lojën e futbollit. Ndërkohë që punimet në stadiumin e ri po vazhdojnë, fusha ndihmëse e stadiumit tashmë është gati. Modernizimi i infrastrukturës së sportit është prioritet i qeverisjes sonë që vazhdon”, ka shkruar ai.
