Të paktën 11 të vrarë në një sulm masiv me armë zjarri në Afrikën e Jugut

Prishtinë | 06 Dhj 2025 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 11 persona janë vrarë në një sulm masiv me armë zjarri në një hostel në Afrikën e Jugut.

14 të tjerë u plagosën kur persona të armatosur sulmuan lokalin në lagjen Saulsville, në perëndim të kryeqytetit Pretoria, herët të shtunën. Një trevjeçar është midis të vdekurve.

“Të paktën tre persona të armatosur të panjohur hynë në këtë hostel ku një grup njerëzish po pinin dhe filluan të qëllonin rastësisht,” tha zëdhënësi i policisë, Brigadier Athlenda Mathe.

Motivi i të shtënave është i panjohur dhe nuk janë bërë arrestime. Ky është i fundit në një seri sulmesh masive me armë zjarri që kanë tronditur vendin e mbushur me krime vitet e fundit, shkruan BBC.

Personat e armatosur thuhet se hynë në lokal në orën 04:30 sipas orës lokale dhe hapën zjarr ndaj një grupi burrash që po pinin. Një djalë 12-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare ishin midis të vrarëve në sulm.

“Mund të konfirmoj se gjithsej 25 persona u qëlluan”, tha Mathe.

Duke e përshkruar hostelin si një “shebeen të paligjshëm” (vend ilegal i shitjes së alkoolit), ajo shtoi: “Po përballemi me një sfidë serioze kur bëhet fjalë për këto lokale të paligjshme dhe pa licencë për shitjen e pijeve alkoolike”, ku ajo tha se ndodhin shumica e të shtënave masive.

“Njerëz të pafajshëm gjithashtu përfshihen në shkëmbimin e zjarrit”, i tha ajo transmetuesit publik SABC.

Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me 45 persona për 100,000 sipas shifrave të vitit 2023-24 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

Rreth 63 persona vriteshin çdo ditë midis prillit dhe shtatorit, sipas të dhënave të policisë.

Të ngjashme