Zjarr në një klub nate në Goa të Indisë, 25 persona humbin jetën

Prishtinë | 07 Dhj 2025 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Njëzet e pesë persona kanë humbur jetën në një zjarr që ra në një klub nate të njohur në rajonin bregdetar të Goas, Indi, thonë zyrtarët lokalë.

Shumica e viktimave besohet të jenë anëtarë të stafit të klubit në Arpora, në Goa Veriore, ndërsa midis të vdekurve ka edhe turistë.

Policia beson se një bombol gazi shpërtheu në kuzhinën e klubit, duke shkaktuar një flakë që përfshiu lokalin të shtunën në mesnatë sipas kohës lokale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të dielën në mëngjes, zyrtarët thanë se numri i të vdekurve ishte rritur nga një shifër e mëparshme prej 23 personash.

Gjashtë persona të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme në spital.

Të ngjashme