Rrëzohet një aeroplan i vogël në ujërat e Mavrovës, dy personat që e drejtonin janë në gjendje të mirë shëndetësore

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në liqenin e Mavrovës në Maqedoni të Veriut. Siç raporton Alsat M, në të kanë qenë dy persona të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në pasditen e sotme, derisa s’dihen shkaqet e rrëzimit.

Aeroplani ishte pajisur me licencë në vitin 2021 dhe është në pronësi të një shqiptari që jeton në SHBA.

Të ngjashme