Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur sot në Shkup, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai tha se në sheshin “Skënderbeu” u mblodhën shqiptarë nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës së UÇK-së.
Sipas Krasniqit, protesta ishte e qetë, dinjitoze dhe gjithëkombëtare, me mesazhin e qartë për drejtësi dhe liri për çlirimtarët.