Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradën Mazgit-Prishtinë

Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Ka mbetur i vdekur shoferi i një kamioni i cili u vetaksidentua në autostradën Mazgit-Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

 “Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve. Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thotë Kelani.

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë.

Aty është përfshirë një kamion, i cili është rrokullisur dhe si pasojë drejtuesi i kamionit ka humbur jetën.

Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU “Prishtina”, që përfshin sektorin amvisëror dhe bizneset e vogla e të mëdha në tetë komuna ku kjo kompani menaxhon furnizimin me ujë, ka arritur mbi 45 milionë euro. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një prononcim për Ekonomia Online.

Të ngjashme