Mësohet identiteti i 43-vjeçarit që humbi jetën pas vetaksidentit në Mazgit

Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi sot në segmentin e autostradës Mazgit – Prishtinë.

Viktima u rrokullis me kamionin (betonjerk), ku edhe e humbi jetën.

Klankosova.tv mëson se viktima është Arben Halimi (1982), nga fshati Qirez i Komunës së Skenderajt.

Sipas burimeve dyshohet se deri tek aksidenti erdhi si pasojë e kthimit jo të sigurt.

Klani ka raportuar edhe gjatë ditës për këtë ngjarje tejet të rëndë.

Të ngjashme