Kurti e Peci prejnë shiritin e urës së re mbi Ibër, në ditën e parë të fushatës

Prishtinë | 17 Dhj 2025 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Sot mbi lumin Ibër është përuruar ura e këmbësorëve që lidh jugun me veriun e Mitrovicës. 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës, Faton Peci, kanë prerë shiritin, raporton Ekonomia Online.

Përurimi i urës së re, e cila është ngritur afër asaj qendrore, përkoi në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kurti, gjatë përurimit, tha se në çdo takim me ndërkombëtarët e përsërit qëndrimin e tij se ura kryesore mbi Ibër duhet të jetë e hapur.

“Në çdo takim e përsërisim qëndrimin tonë se ura duhet të jetë e hapur. Kemi 77 ura mbi lumin Ibër, disa prej tyre në Mal të Zi dhe Serbi. Në urën kryesore ka persona që nuk duhet të jenë aty, ka pjesëtarë të KFOR-it. Dëshirojmë të kemi shkëmbim tregtar dhe lëvizje të lirë. Urat mbi Ibër janë të Mitrovicës dhe të mitrovicasve”, tha Kurti.

Të ngjashme