Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reaguar ndaj ndërprerjeve të energjisë elektrike në Klinë, duke i cilësuar ato si të shpeshta dhe të papranueshme.
Përmes një postimi, ai ka theksuar se mungesa e rrymës është kthyer në rutinë për qytetarët, duke ia atribuar përgjegjësinë qeverisë aktuale.
“Sonte na u ndalë rryma në Klinë. Kjo tashmë është bërë rutinë. Ky ishte shërbim i veçantë i kësaj qeverie që pesë vjet”, ka shkruar Hamza.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë votën si mjet për ndryshim në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar nevojën për një qeveri funksionale dhe të përgjegjshme.
“Më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës me votën tonë. Më 28 dhjetor, votoni për një qeveri që punon!”, ka deklaruar Hamza.
Postimin e tij e ka përmbyllur me mesazhin mobilizues: “Bashkë. Përpara.”
