Kandidati për deputet i LVV-së, Agim Bahtiri foli për rikthimin e kryetarëve të Listës Serbe në katër komunat veriore të vendit.
Ai tha se nuk dëshiron të merret me këtë çështje, por shtoi se kanë ardhur njerëz nga Beogradi për të votuar në zgjedhjet e fundit lokale.
“Unë nuk po du me u marrë saktësisht me ta për arsye se ardhja e personave nga Beogradi me votu i ka ndryshuar gjërat”, tha Bahtiri, por shtoi se “shkurt e kanë”.
Kur u pyet në lidhje me kidnapimin e qytetarit të Kosovës nga ana e Serbisë, brenda territorit tonë, Bahtiri tha: “Millan Radoiçiqi i ka disa grupe ende në Kosovë”. /Klankosova.tv