Vetura godet për vdekje këmbësorin në Graçanicë

Prishtinë | 24 Dhj 2025 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet mbrëmë rreth orës 23:30 në Graçanicë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar vozitësi, mashkull, i cili dyshohet se nga pakujdesia, me veturën e tij, ka goditur këmbësorin.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme