Kryeministri në detyrë Albin Kurti, katër ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare ka dalë me njoftim se Qeveria do ndajë shtesa të menjëhershme prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët.
Zgjedhjet mbahen më 28 dhjetor, ndërsa më 29 dhjetor Kurti thotë se do të dalin shtesat.
Nuk është hera parë që Kurti para zgjedhjeve hap kuletën e shtetit për të dhuruar shtesa për kategori të ndryshme.
Postimi i plotë:
Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.
Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.
Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.
Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.
Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!