Peci: Do të propozoj që ura ta mbajë emrin e Albin Kurtit

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Faton Peci, kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, ka thënë se ai do të propozojë që urën e re të ndërtuar mbi lumin Ibër, ta emërtojë me emrin e liderit të VV’së, Albin Kurti.

Këtë deklaratë, Peci e ka bërë për portalin Kosovo Online që është një portal pro pushtetit në Serbi.

“Unë jam Kryetar i Mitrovicës, dhe unë do ta propozoj këtë propozim, sepse është përsoni, autoriteti që e bëri të mundur këtë urë, që është në të mirën e njerëzve në dy anët e lumit, dhe ai është Kryeministri jonë Albin Kurti.

Unë këtë do ta propozoj në mekanizmat e nivelit lokal që ta emërojmë këtë urë me emrin Albin Kurti, sepse ai është personi që e bëri mrekullinë në Mitrovicë dhe në të gjithë vendin tonë”, ka thënë Peci.

Të ngjashme