Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për Kryeministër, Albin Kurti tashmë ka votuar, ku i ftoi qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën për votim duke i falënderuar ata për pjesëmarrjen në fushata.
Ai beson që pjesëmarrja në votim do të jetë masive, dhe se kjo reflektohet në cilësinë e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e tyre.
Aty ai foli edhe për çështjen e koalicionit, duke thënë se koalicioni që ishte refuzuar, është rezultat i zgjedhjeve që po mbahen sot.
“Unë kam ofruar koalicion në prillin edhe majin e këtij viti sot jemi në zgjedhjet e parakohshmen pikërisht sepse u refuzuan koalicionet, të jemi më të qartë meqenëse koalicioni iki pa fajin tonë”, tha ai.
Kurti ka thënë se “Porsa votova këtu në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, për legjislaturën e 10 të Kosovës sot është një ditë edhe e bukur e edhe e rëndësishme i ftojë të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën dhe uroj dhe besoj punojmë që legjislatura e 10 të konstituoet sa më shpejt dhe ta formojmë qeverinë sa më shpejt. Shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive sepse ndikon edhe në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve”.





