Gjashtë qendra votimi kanë problem me energjinë elektrike

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 12:09 | Nga Drita Dërmaku

Gjashtë qendra të votimit kanë probleme me energjinë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi në mbledhjen e dytë për media, teksa tregoi se bëhet fjalë për komunën e Istogit, Ferizajt, Vitisë, Rahovecit, Graçanicës dhe Gjilanit.

“Sipas raportit të orës 11:00, në Dhomën Operative të KQZ-së janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në 6 Qendra të Votimit që i takojnë 6 komunave: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Komisionet Komunale të Zgjedhjeve kanë njoftuar KEDS-in lidhur me këtë. Po ashtu, kemi pranuar njoftim nga komuna e Rahovecit, ku në Qendra të Votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e këshillave të vendvotimeve”, tha ai.

Të ngjashme