Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj ka vizituar dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.
Me këtë rast U.D. kryeprokurori Qalaj pa nga afër punën e kësaj dhome, cila është e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, si dhe falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren Pula dhe gjithë stafin e kësaj dhome operative për punën që janë duke e bërë, me qëllim të sigurimit të integritetit të procesit zgjedhor.
