Në shkollën “Faik Konica”, procesi i votimit po zhvillohet i qetë dhe pa incidente

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 16:28 | Nga Drita Dërmaku

Procesi i votimit në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë po zhvillohet i qetë dhe pa asnjë incident. Nga gjithsej 5 mijë e 273 qytetarë me të drejtë vote, deri më tani kanë votuar 1 mijë e 687 persona, raporton Ekonomia Online.

Menaxherja e kësaj qendre të votimit, Kosovare Makolli Leci, ka deklaruar për Ekonomia Online se qendra është hapur me kohë dhe se organizimi ka qenë i mirë që nga fillimi i procesit. Ajo theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve po vazhdon në mënyrë të rregullt dhe se deri në këto momente nuk është shënuar asnjë incident.

Të ngjashme