Me të përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kandidati për Kryeministër, nga radhët e VV-së, Albin Kurti ka bërë një video, përmes të cilës i është drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve.
“Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij. E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare”, ka thënë Kurti në videon e tij.